Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK: Në solidaritet të plotë me deputetin Zemaj, organet e rendit të sqarojnë rrethanat e sulmit

NULL NULL
24.10.2025 18:51

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e dënon incidentin që ka ndodhur sot ndaj deputetit Armend Zemaj, derisa ai ishte duke dhënë një intervistë për një medium, ku një qytetar e kishte ofenduar.

Deputeti i LDK-së, me anë të një postimi në Facebook, ka deklaruar se ka reaguar ndaj qytetarit në afekt dhe në vetëmbrojtje, duke kërkuar falje publike për veprimin e tij, pasi situata ka shkuar deri në konflikt fizik.

LDK pohon se Zemaj, jo vetëm që është ofenduar dhe provokuar verbalisht, por edhe është përballur me sulm fizik ndaj tij.

“Ky akt është i papranueshëm dhe përbën cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit e të LDK-së dhe ndaj vetë integritetit të institucioneve demokratike të vendit.”

“Sulmet, qoftë verbale apo fizike, ndaj përfaqësuesve të popullit dhe zyrtarëve të LDK-së, përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe të kulturës demokratike mbi të cilën ndërtohet shteti ynë. Mendimi ndryshe është vlerë themelore e demokracisë, por shprehja e tij kurrë nuk mund të kalojë në fyerje apo dhunë,” thekson LDK-ja.

Kjo parti politike pohoi se “shpreh solidaritet të plotë me deputetin Armend Zemaj dhe fton organet e rendit dhe ligjit të sqarojnë me përgjegjësi rrethanat e sulmit.”

Për këtë incident, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka deklaruar se palët e përfshira në incident janë intervistuar në stacion.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai për Klankosova.tv.

Zemaj flet për incidentin ku u përfshi, kërkon falje publike

lajme të ngjashme