Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhaj: Opozita do ta bëjë qeverinë (VIDEO)

NULL NULL
24.10.2025 12:58

Afati 15-ditor për formimin e qeverisë pritet të përfundojë këtë të diel, por ende nuk ka qartësi nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti do të arrijë të krijojë shumicën.

Analisti Sali Rexhaj ka deklaruar në emisionin “Kosova Today” se sipas tij, Kurti ka vetëm 42 deputetë, ndërsa opozita ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

“Unë vërtet mendoj se ish-opozita i ka numrat. Albin Kurti ka 42, ndërsa të tjerët kanë 52, dhe jam shumë i sigurt që opozita do ta formojë qeverinë”, tha Rexhaj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme