Presidentja Osmani nderon Marieluise Beck për kontributin ndaj Kosovës NULL NULL 24.10.2025 12:15 24.10.2025 12:15 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pasur një mbrëmje të veçantë në Berlin, së bashku me mërgatën kosovare. Gjatë ngjarjes, presidentja Osmani i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck, për siç thuhet, kontributin e saj të palëkundur dhe mbështetjen ndaj popullit të Kosovës, raporton Klankosova.tv. “Znj. Beck është një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, theksoi Osmani, duke vlerësuar përkushtimin e saj ndaj vendit dhe komunitetit kosovar në diasporë.