KQZ diskuton për mospërputhje të rezultateve në disa komuna të Kosovës NULL NULL 24.10.2025 11:15 24.10.2025 11:15 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po mban mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 12 tetorit, transmeton Klankosova.tv. Gjatë mbledhjes, u diskutua për të gjitha parregullsitë apo mospërshtatjet e rezultateve në disa komuna të Kosovës. Megjithëse, u bë e ditur se papërputhjet e rezultateve, pas rinumërimit janë verifikuar dhe është kërkuar që rezultati të procedohet i rregullt.