Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Helmimi i nxënësve në Vitomiricë të Pejës, Daci: Krijoi atmosferë të keqe në qytet (VIDEO)

NULL NULL
23.10.2025 07:52

Një numër i nxënësve të shkollës “7 shtatori” në Vitomiricë të Pejës dyshohet se janë helmuar të hënën.

Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të madh tek prindërit dhe qytetarët.

Lidhur me këtë temë, sot ka folur korrespodenti i Klan Kosovës nga ky qytet, Valdrin Daci.

Daci tha se kjo temë u diskutua shumë në këtë qytet dhe krijoi atmosferë të keqe.

“Dje me të vërtetë nga qarkullimi i këtij lajmi, në qytet është vërejtur një atmosferë sikur ajo ndjenja në prag të luftës kur dëgjonim se u helmojshin nxënësit. Po e krahasoj kështu sepse me të vëretë u diskutua shumë kjo çështje”, deklaroi Daci në emisionin e mëngjesit.

Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për 30 nxënës, e më pas u konstatua se tetë prej tyre kishin kërkuar ndihmë mjekësor.

Gjendja shëndetësore e nxënësve është e mirë, derisa ende nuk dihet burimi i këtij helmimi.

lajme të ngjashme