Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur, pas tri ditësh kërkimi (VIDEO) NULL NULL 20.10.2025 07:27 20.10.2025 07:27 Foto ilustruese, zhdukje. Një nënë 37-vjeçare ka raportuar të zhdukur vajzën e saj të mitur, gjatë fundjavës në Prizren. Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, nëna raporti të bijën të zhdukur, pas tri ditësh kërkimi, transmeton Klankosova.tv. “Siç e ka përshkruar nëna e të miturës, vajza ka sy të zinj, flok të zeza, është e gjatë rreth 1.70 m, dhe po ashtu kishte të veshura atlete të bardha”, tha tutje Salihu. Gazetari po ashtu bëri të ditur se nëna e të miturës kishte bërë të ditur se kjo nuk ishte hera e parë që vajza e saj largohet nga shtëpia. Salihu ndër të tjera thotë se ky fenomen është kthyer në shqetësim në komunën e Prizrenit.