Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Në këto zgjedhje bëhet matja e legjitimitetit të politikanëve shqiptarë në RMV (VIDEO)

NULL NULL
19.10.2025 18:07

Profesori universitar nga Maqedonia e Veriut, Sefer Tahiri, ka folur për zgjedhjet lokale që po organizohen këtë të diel atje.

Tahiri tha se në këto zgjedhje, pavarësisht se ato janë komunale, janë zgjedhje në të cilat do të bëhet matja e fuqisë dhe legjitimitetit të politikanëve shqiptarë.

“Rezultati do të jetë shumë i rëndësishëm për shkak se nëse prodhohet një rezultat që shkon në favor të opozitës, ajo do të synojë që atë ta kapitalizojë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare apo provokimin e tyre”.

“Ndërsa nëse pushteti shënon fitore në më shumë komuna, atëherë do ta konfirmojë legjitimitetin e kontestuar nga opozita. Prandaj, këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje lokale. AKI-ja i ka quajtur referendum, gjithashtu VLEN-i ka insistuar që të ngelet diskursi vetëm në terma lokale”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Seferi u shpreh se deri më tani dalja në komunat e mëdha shqiptare si Çairi, Tetova, Gostivari, Struga dhe Kërçova është diku rreth 30 për qind, teksa te ato me shumicë maqedonase dalja është thuajse mbi 40 për qind.

lajme të ngjashme