Ngjarja tragjike në Maliq të Korçës: Pas nënës vdes edhe djali 14 vjeçar NULL NULL 19.10.2025 15:34 19.10.2025 15:34 Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Maliq të Korçës. Si pasojë e zjarrit në një banesë, dyshohet se vdiqën nëna dhe djali 14 vjeçar, derisa vajza 6 vjeçe po trajtohet në spital në gjendje të rëndë. Siç raporton Abcnews.al, vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e asfiksisë, transmeton Klankosova.tv. Zjarri në banesën e familjes Azisllar, dyshohet të ketë ardhur nga soba (shporeti me dru).