Veterani i UÇK-së niset në këmbë nga Prishtina drejt Tiranës për protestën e 17 tetorit NULL NULL 14.10.2025 18:32 14.10.2025 18:32 Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, të mërkurën nga ora 10:00 e mëngjesit, do të niset në këmbë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë drejt sheshit “Adem Jashari” në Tiranë. Këtë rrugëtim, Pllashniku po e ndërmerr në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për luftën e drejtë të UÇK-së, si dhe në protestë ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-drejtuesve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Pllashniku do të marrë pjesë të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në Tiranë. /Klankosova.tv