Faqja e njohur thekson suksesin e Kosovës NULL NULL 14.10.2025 10:31 14.10.2025 10:31 Faqja e njohur ndërkombëtare OneFootball i ka dedikuar një postim suksesit të Kosovës në kualifikueset për Kupën e Botës. Në këtë postim theksohet fakti që Kosova ka arritur vetëm tre fitore në historinë e saj në kualifikuese për Kampionate Botërore, dhe dy prej tyre kanë ardhur në dy muajt e fundit ndaj Suedisë në Prishtinë dhe mbrëmë në Goteborg. Fitoren tjetër “Dardanët” e kishin arritur kundër Gjeorgjisë 0-1 në udhëtim me golin e Vedat Muriqit, në shtatorin e vitit 2021 në kampanjën kualifikuese për Botërorin e Katarit 2022. Kosova radhitet në vendin e dytë në grupin B me 7 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve të luajtura.