Osmani: Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike ndaj Suedisë NULL NULL 13.10.2025 23:15 13.10.2025 23:15 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se djemtë e Kosovës sonte kanë bërë lojë fantastike ndaj Suedisë. Ajo përmes një postimi në Facebook tha se rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon. “Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur”, ka shkruar tutje Osmani./Klankosova.tv