“Njihni Palestinën”, ndërpritet fjalimi i Trumpit në parlamentin izraelit NULL NULL 13.10.2025 14:00 13.10.2025 14:00 Fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump u ndërpre kur një deputet i opozitës (anëtar i parlamentit izraelit) mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”. Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë, por nuk munda të shihja se kush u shoqërua jashtë. Raportet lokale sugjerojnë ndoshta dy deputetë. Trump e rifilloi fjalimin e tij duke thënë se ishte “shumë efikas”. Trump në Parlamentin izraelit: “Qiejt janë të qetë, armët e heshtura” – përshëndet fundin e një epoke terrori