Nis pritja e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Samitin e Brdo-Brijunit NULL NULL 06.10.2025 10:39 06.10.2025 10:39 Foto nga Bajram Begaj Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mblidhen për Samitin e Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Në këtë samit, fokus të veçantë do të ketë Plani i Rritjes për rajonin, i cili po udhëhiqet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv. Në Samitin e Brdo-Brijunit do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc-Musar, ai i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ai malazez, Jakov Millatoviq, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. /Klankosova.tv