Ekspozita “Nga Arkivi: Të Fala Shoqërore” hapet sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës NULL NULL 02.10.2025 09:29 02.10.2025 09:29 Në Galerinë Kombëtare të Kosovës – Qafa, sonte nga ora 19:00 hapet ekspozita “Nga Arkivi: Të Fala Shoqërore”, kuruar nga Hana Halilaj. Kjo ekspozitë fokusohet në dekadën e parë të Galerisë Kombëtare të Kosovës (1979–1989) përmes arkivit të letrave, kërkesave dhe dokumenteve zyrtare. Këto fragmente shfaqin aspiratat e një institucioni të ri krahas negociatave burokratike dhe kufizimeve strukturore me të cilat ballafaqohej, raporton Klankosova.tv. Korrespondencat, duke filluar nga kërkesat për bashkëpunime dhe fjalimet e hapjeve, e deri te shkëmbimet me artistë dhe autoritete shtetërore, tregojnë se si galeria u pozicionua në mes të urgjencave lokale dhe qarqeve kulturore ndërkombëtare përgjatë ndryshimit të kontekstit politik në Jugosllavi. Këto materiale shoqërohen nga katalogë të së njëjtës periudhë, të përzgjedhur në bashkëpunim me themeluesit e REDO Prishtina, Nita Salihu Hoxha dhe Bardhi Haliti, të cilët ilustrojnë gjuhën vizuale dhe estetikën e dizajnit grafik të kohës. Ato mishërojnë shtrirjen kulturore të GKK-së dhe impulset moderniste të dekadës përmes tipografisë, faqosjes dhe dizajnit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 30 nëntor 2025. /Klankosova.tv