Komediani italian në aeroplanin e Juventusit, zgjedh Zhegrovën për foto NULL NULL 01.10.2025 13:41 01.10.2025 13:41 Juventusi ka udhëtuar në Spanjë për të luajtur ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions kundër Villarealit. Në aeroplanin që ka dërguar klubin italian në Spanjë ka qenë edhe Michele Negroni, parodisti i ngjarjeve në Serie A, që është shumë i njohur në Itali me emisionin “Gli autogol”. Negroni në mesin e lojtarëve tjerë të Juventusit, ka vendosur të bëjë foto me yllin kosovar, Edon Zhegrova. 26 vjeçari nga Prishtina në fundjavë luajti 26 minuta në barazimin 1-1 kundër Atalantës duke bërë paraqitje shumë të mirë.