Sfida e parë për Prishtinën sonte në Ligën ENBL NULL NULL 01.10.2025 13:06 01.10.2025 13:06 Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë për këtë edicion në Ligën ENBL. “Bardhekaltrit”, do të përballen me norvegjezët e BC Gimle në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:00. Klubi nga kryeqyteti, do t’i zhvillojë katër ndeshje si vendas dhe katër si mysafirë. Për Prishtinën kjo është hera e dytë që luan në këtë Ligë, ndërkohë që në këtë edicion do të garojë edhe Peja për herë të parë. Kundërshtarët e KB Prishtinës janë: BK Opava (Çeki); Gimle Basket (Norvegji); Brussels Basketball (Belgjikë); Slovan Bratislava (Sllovaki); Tindastoll Saudarkrokur (Islandë); Keila Coolbet (Estoni); Manchester Basketball (Britani e Madhe); Dinamo Zagreb (Kroaci).