Shtyhet ndeshja e Laligas: Valencia vs Real Oviedo NULL NULL 29.09.2025 19:08 29.09.2025 19:08 Ndeshja e fundit e xhiros së 7-të të Laligas, ndërmjet Valencias dhe Real Oviedos, e paraparë të luhet sonte, është shtyrë. Arsyet e këtij suspendimi, janë rreziku për reshje të mëdha të shiut dhe vërshime, ku sipas ekspertëve të meteorologjisë, moti i Valencias për sonte futet në zonën e kuqe. Sipas rregullores, ndeshjet që shtyhen për shkak të motit të ligë, parashihen të luhen ditën e nesërme, praktikishtë të Martën me fillim prej orës 20:00.