Arsenali fiton ndaj Newcastle në sekondat e fundit NULL NULL 28.09.2025 19:38 28.09.2025 19:38 Arsenali ka shënuar fitore dramatike në udhëtim te Newcastle me rezultat 1:2. “Topçinjtë” ishin në disavantazh që nga minuta e 34-të kur Woltemade i kaloi vendasit në epërsi. Rezultati u barazua në minutën e 84-të të takimit, ku Merino vuri baraspeshën në fushë, njofton Klankosova.tv. E, goli i fitores erdhi në sekondat e fundit, ku Gabriel shënoi për 1:2 pas një asistimi të Odegaard. Me këtë fitore, Arsenali pozicionohet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se Liverpooli që zë pozitën e parë, ndërsa Newcastle gjendet në vendin e 15-të me gjashtë pikë.