Shuplaka ndaj referit, dënim i ashpër për kosovarin në Zvicër NULL NULL 28.09.2025 14:44 28.09.2025 14:44 Shuplaka që ia dha referit disa muaj më parë i kushtoi goxha shtrenjtë një 51-vjeçari nga Kosova. Incidenti ndodhi gjatë një ndeshje të kategorisë C të juniorëve, në mes të Schoftland dhe Fc Villmergen. Ndeshja u fitua 4:2, në fund të takimit nga Schoftland me anë të dy golave të shpejt, e kjo shkaktoi zemërim të madh tek burri nga Kosova, biri i të cilit luante për skuadrën humbëse. Debati me gjyqtarin e takimit, eskaloi me goditje ku 35-vjeçari pësoi një prerje në mjekër, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Klankosova.tv. E krejt kjo nuk kaloi pa u sanksionuar. 51-vjeçari nga Kosova mori një gjobë me kusht prej 100 ditësh me nga 70 franga, e po ashtu edhe një gjobë tjetër prej 1 mijë e 400 frangash. Kjo nuk është e tëra, pasi që ai duhet të paguajë edhe tarifën për urdhrin penal prej 1 mijë frangash. Federata e Futbollit të Aargaut, ia ndaloi atij edhe hyrjen në stadiumet zvicerane në periudhë trevjeçare. Pa pasoja nuk kaloi as ekipi i djalit të të pandehurit, FC Villmergen. Skuadra u dënua nga federata me një gjobë disiplinore prej 3 mijë e 500 frangash. E këtë shumë parash, klubi mund t’ia kërkojë burrit nga Kosova që ta paguajë, pasi që ky e kishte goditur gjyqtarin./ Klankosova.tv.