Çfarë tha Trump për ndërhyrjen ruse në hapësirën ajrore të Estonisë? NULL NULL 20.09.2025 13:10 20.09.2025 13:10 Duke folur vonë mbrëmë, Donald Trump paralajmëroi se shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia mund të shkaktojë “probleme të mëdha”. Duke folur në Zyrën Ovale, presidenti amerikan tha se “do t’i shqyrtonte” raportet, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv “Ata do të më informojnë së shpejti, kështu që do t’ju njoftoj për këtë sonte ose nesër”, tha ai. I pyetur për mendimin e tij mbi situatën, Trump tha: “Epo, nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen kur kjo ndodh. Mund të jetë problem i madh”.