Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liga e Kampionëve rikthehet me 4 duele emocionuese sonte në Artmotion

NULL NULL
18.09.2025 13:05

Sot rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve me katër ndeshje mjaft interesante që pritet të dhurojnë emocione të forta për tifozët, të gjitha të transmetuara ekskluzivisht në Artmotion.

Nga ora 18:45, dy përballje hapin mbrëmjen europiane: Copenhagen – Bayer Leverkusen, ku gjermanët e Xabi Alonsos kërkojnë ta nisin me fitore përballë një skuadre gjithmonë të rrezikshme në fushën e saj. Club Brugge – Monaco, sfidë mes belgëve dhe francezëve që synojnë të shënojnë pikët e para në grup, transmeton Klankosova.tv.

Spektakli vazhdon në orën 21:00 me dy duelet kryesore të natës: Manchester City – Napoli, ku kampionët në fuqi të Evropës kërkojnë të konfirmojnë statusin e favoritëve kundër napolitanëve që premtojnë rezistencë. Eintracht Frankfurt – Galatasaray, një duel i fortë mes gjermanëve dhe turqve që shquhen për atmosferë të zjarrtë dhe lojë të hapur.

lajme të ngjashme