Quo Vadis Kosovë? 123 string(14) "Albert Prenkaj" string(61) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/12/IMG_3622.png" nga Albert Prenkaj 12.09.2025 20:40 12.09.2025 20:40 Me 6 gusht në takim në mes Sekretarit të Shtetit Marko Rubio dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq u dha sinjali që shumë shpejtë do të fillojë dialogu strategjik në mes të ShBA-së dhe Serbisë. Një ngjarje kjo që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Me 12 gusht 2025, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë doli me deklaratën se ShBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën “për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. Pas sanksioneve të ngritura nga BE, ky është momenti më kritik në historinë e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës. Shtetet e Bashkuara poashtu pezulluan partneritetin e tyre strategjik edhe me Gjeorgjinë, duke dënuar vendimin për të pezulluar përpjekjet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky vendim i ShBA-së e vendosë Republikën e Kosovës në situatë tejet të palakmueshme meqenëse pozita e saj në arenën ndërkombëtare është tejet e zbehur, pas sanksioneve të vendosura nga BE dhe dështimi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Siç ceket edhe në deklaratën e suspendimit të dialogut strategjik ShBA-Kosovë, arsyeja janë veprimet e qeverisë së kujdestare që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë… Për të mos shkuar larg në vlerësim të situatës së krijuar, me një automatizëm ngrihet dilema fundamentale: Cili është Reson d’etat i Republikës së Kosovës? Partneriteti Strategjik me ShBA; Anëtarësimi në NATO; Integrimi në BE. Këto tre shtylla e bëjnë tërësinë e Reson d’etat të Republikës së Kosovës. Realiteti i ngujimit që i ngjajnë situatës para 30 viteve të Serbisë së Millosheviqit nën sanksione nga bota perëndimore me sloganet: “Do të hamë rrënjë…!” sjellin epilog të kobshëm. Nëse ky edhe ishte qëllimi i një doktrine qeverisëse, atëherë gradualisht po shpërfaqet qartë ideja.