Fushë Kosovë: Arrestohet për materiale shfrytëzimi seksual të fëmijëve NULL NULL 11.09.2025 11:02 11.09.2025 11:02 Një rast i rëndë që lidhet me shfrytëzimin seksual të të miturve është zbuluar në Fushë Kosovë, ku dje është arrestuar një mashkull kosovar. Ai dyshohet se ka poseduar ose shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe përdorimit seksual të fëmijëve, ku viktimë dyshohet të jetë një vajzë kosovare, transmeton klankosova.tv. Arrestimi është bërë në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. ”MATERIALE ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE PËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE Fushë Kosovë/10.09.2025 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.