Arrestohet kosovari në Zveçan, policia i gjeti dhe konfiskoi armë e 700 fishekë NULL NULL 11.09.2025 10:09 11.09.2025 10:09 FOTOILUSTRIM Në komunën e Zveçanit dje gjatë kontrollit në një shtëpi të banuar, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrikë, katër karikatorë, 700 fishekë dhe dy bajoneta. Mbi këtë rast, policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar, transmeton klankosova.tv. Sipas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. ”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrik, katër karikator, 700 fishek dhe dy bajoneta. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.