Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në Tiranë, arrestohet 39-vjeçari NULL NULL 03.09.2025 21:11 03.09.2025 21:11 Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme. I njëjti nxiste tre të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, transmeton klankosova.tv. Ai ishte i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit. Gjithashtu sipas lapsi, janë sekuestruar edhe sende e vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.