Shpenzimet e mëdha: Qeveria në detyrë harxhoi 105 milionë më shumë (VIDEO) NULL NULL 03.09.2025 20:22 03.09.2025 20:22 E nisi dhe e sosi si qeveri në detyrë. Por ani se në tremujorin e dytë të këtij viti, pati veç mandat kujdestar ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti i rriti shpenzimet në krahasim me periudhën e njëjtë të 2024-s. Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave tregojnë se gati 785 milionë euro u harxhuan për prill, maj e qershor, e që janë afro 106 më shumë se vjet. Një kësi bilanci, është i papritur për monitoruesit e qeverisë. Kompensimi i punëtorëve me 28% përbën kategorinë më të lartë të shpenzimeve, e planifikimi për monitoruesit e ekzekutivit duhet të jetë më profesional. Por për të hartuar një strategji të mirëfilltë, dikush vlerëson se pati mungesë të resurseve humane. Për njohësin e ekonomisë, Shkëlzen Dakaj, është absurd se ky keqmenaxhim bëhet nga qeveria, që ka ardhur në pushtet me premtimin për ruajtjen e parasë publike. Pjesë e këtyre mjeteve janë edhe kontributet sociale, formimi i kapitalit bruto e konsumi ndërmjetëm.