Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan shkon në 1 mijë e 400

NULL NULL
02.09.2025 13:03

Numri i të vdekurve nga një tërmet i madh në Afganistanin lindor ka arritur në 1 mijë e 400, me më shumë se 3 mijë të plagosur.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, përmes një postimi në “X”.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen për të arritur në zonën malore dhe të largët të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm, tha një zyrtar i OKB-së, duke paralajmëruar rritje të numrit të viktimave, transmeton Klankosova.tv.

Tërmeti goditi disa provinca, duke shkaktuar dëme të mëdha. Ai rrafshoi fshatrat dhe bllokoi njerëzit nën rrënojat e shtëpive që ishin ndërtuar kryesisht me tulla balte dhe dru dhe nuk ishin në gjendje t’i përballonin goditjet.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan arrin në 900

lajme të ngjashme