Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy burra në Pejë për sulm ndaj policëve

NULL NULL
01.09.2025 09:45
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kohës sa ishin në krye të detyrës.

Si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Policia bën të ditur se të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar si dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës. Gjatë intervenimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme