“Shoqet” kërkojnë më shumë kontroll të shtetit ndaj vendeve ku dyshohet për prostitucion (VIDEO) NULL NULL 31.08.2025 23:25 31.08.2025 23:25 Xheki, njëra nga panelistet në emisionin “Shoqet”, ka thënë se shteti duhet të kontrollojë më shumë vendet ku dyshohet se zhvillohet prostitucioni. Ajo, së bashku me panelistet e tjera në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, pohuan se prostitucioni po zhvillohet edhe në banesa apo shtëpi që mund të merren me qira përmes platformës “Airbnb”. “Mendoj se edhe tek ne duhet të legalizohet prostitucioni, në mënyrë që të mbrohen të drejtat dhe shëndeti i atyre grave që punojnë. Megjithatë, mjafton të hysh në TikTok dhe sheh masazhisten që reklamojnë punën që bën dhe ta tregon adresën”, tha ajo. “Edhe tek ne, shteti dhe institucionet tona nuk ndërmarrin asgjë për këto raste. Këto duhet të kontrollohen nga shteti”, shtoi Xheki./Klankosova.tv