Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një foshnje njëjavëshe gjendet pas një kontejneri në Beograd

NULL NULL
29.08.2025 12:44

Një foshnje shtatëditëshe u gjet këtë mëngjes pas një kontejneri në Zemun të Beogradit.

Ajo u gjet nga një grua që po shëtiste qenin e saj, raporton mediumi serb Nova, transmeton Klankosova.tv.

Si çdo mëngjes, Maja Miladinovic po shëtiste qenin e saj përgjatë rrugës Dunavska në Zemun kur hasi një qese pas një kontejneri në të cilën diçka po lëvizte.

“Mendova se ishte qen që po zvarritej, por kur u afrova pashë se ishte një foshnjë. Foshnja mezi merrte frymë dhe ishte e nxirë”, thotë ajo.

lajme të ngjashme