Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut e nis Ligën e Kampionëve në futsall me dy fitore

NULL NULL
29.08.2025 12:38

“Forca” është emri i ekipit shqiptar të futsallit që po dominon këtë sport në Maqedoninë e Veriut.

Si kampion të vendit, Forca është pjesëmarrëse edhe në Champions League të futsallit, aty ku po organizon dhe luan raundin para-eliminator, transmeton Klankosova.tv.

“Forca” ka arritur të shënojë dy fitore në dy duelet e para, duke mposhtur me rezultat 4:0 ekipin e “Encamp” nga Andorra dhe 1:0 kampionët e San Marinos, Kurata.

Tani ata kanë nevojë për një barazim në ndeshjen e fundit, në mënyrë që të kualifikohen tutje.

Forca do përballet me armenët e Yerevan nesër nga ora 20:30 në sallën e sporteve të Kumanovës.

lajme të ngjashme