Presidentja kujton heroin Ismet Rrahmani NULL NULL 27.08.2025 10:20 27.08.2025 10:20 Në 27 vjetorin e rënies, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ismet Rrahmanin. Në njoftimin e Presidencës në Facebook, thuhet se ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim, transmeton Klankosova.tv. “Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur. Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani”, shkruhet në postim.