Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rugova: Dimër i butë me më pak reshje (VIDEO)

NULL NULL
27.08.2025 09:07

Meteorologu Mendim Rugova ka deklaruar se këtë dimër mund të ketë më pak reshje dëbore.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai tha se reshjet e shiut në vjeshtë do të jenë më të shpeshta gjatë muajit nëntor.

“Për dimër mund të them se parashihet të ketë më pak reshje dëbore, të paktën sipas modeleve të fundit që lidhen me reshjet e borës. Në përgjithësi, edhe vjeshta mund të jetë pak e thatë, së paku po flas për vjeshtën meteorologjike që fillon më 1 shtator.”

“Sa i përket muajit tetor, mund të ketë edhe më pak reshje, ndërsa prej nëntorit presim më shumë reshje,” tha Rugova.

lajme të ngjashme