Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Identiteti i familjes ishte arsyeja pse Leoni zgjodhi Kosovën, thotë agjenti i tij

NULL NULL
26.08.2025 17:46

Menaxheri i Leon Avdullahut, Sascha Fischer, ka deklaruar që vendimi i tij për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës ka ardhur si përkushtim ndaj Kosovës e jo si shkëputje ndaj Zvicrës, sipas Blick, përcjell Klankosova.tv.

“Në Zvicër, kjo mund të shkaktojë zhgënjim, dhe është e kuptueshme”, thotë menaxheri  i Avdullahut, Sascha Fischer”.

“Por vendimi i Leonit është i vetëdijshëm dhe personal, jo një ndarje nga Zvicra, por një përkushtim ndaj Kosovës”.

Fischer ka shtuar se Avdullahu është shumë mirënjohës dhe i lidhur me Zvicrën.

“Por ai gjithashtu mban në vetvete historinë dhe identitetin e familjes së tij”, thotë ai.

Avdullahu është i dhënë pas idesë për të luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit kosovar, dhe që të bëhet figurë për një vend të ri me një rrugë të gjatë përpara.

lajme të ngjashme