Zelensky: Bisedimet për garancat e sigurisë duhet të përshpejtohen NULL NULL 26.08.2025 17:04 26.08.2025 17:04 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se ritmi i bisedimeve për garanciat e sigurisë së Ukrainës duhet të përshpejtohet. Ai tha se ka pasur takim me udhëheqësit ushtarakë dhe ka diskutuar situatën në vijën e frontit. “Takimet dhe kontaktet përkatëse të punës do të vazhdojnë gjatë gjithë javës. U vu re se ritmi i punës duhet të përshpejtohet”. “Komponenti mbrojtës i garancive të sigurisë duhet të detajohet në të ardhmen e afërt”, është shprehur presidenti ukrainas.