Kapet minibusi i mbushur me gra lëmoshë-kërkuese – kush fshihet prapa tyre? (VIDEO) NULL NULL 26.08.2025 19:31 26.08.2025 19:31 Çdo ditë, sapo zbardh drita e parë e mëngjesit, shumë gra ia mësyjnë fshatit Bibaj. Stacioni i përditshëm i tyre është vendi ku ndalen autobusët. Me fëmijë këmbëzbathur, në karroca apo në krahë, ato qëndrojnë disa minuta duke pritur autobusin për në Gjilan. Në pamje të parë, nga veshja e thjeshtë, dialekti dhe mënyra e sjelljes, ato duken si pjesëtare të komunitetit rom, të ardhura nga Shqipëria. Pa e ditur se objekt i kamerës së Kiks-it ishin pikërisht ato, gratë bashkë me fëmijët e tyre përshëndesnin me dorë kamerën, të buzëqeshura, teksa prisnin autobusin. Derisa syri i kamerës së Kiks-it ndiqte autobusin për në Gjilan, të njëjtat ndalonin stacion pas stacioni; secila zbriste në lokacione të ndryshme, të gjitha me të njëjtin qëllim – për të kërkuar lëmoshë. Njëra nga gratë, me një fëmijë në krah, u ndal në Pozharan. E tjetra e kishte pikë synimi këtë herë Vitinë për kërkimin e parave. Pasi ishin shumë në numër, shumica e ulëseve të linjës së autobusit të orës 8:30 u mbushën me to. Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim: