Aksident në Prishtinë, një i lënduar pas përplasjes mes veturës dhe motoçikletës NULL NULL 25.08.2025 13:05 25.08.2025 13:05 Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë. Nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv kanë konfirmuar se të përfshira në aksident janë një veturë dhe një motoçikletë. “Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Fadil Vata’ në Prishtinë”. “Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në deklarimin e policisë. /Klankosova.tv