Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seanca e radhës konstituive do të vazhdojë më 26 gusht

NULL NULL
24.08.2025 11:43
Kuvendi i Kosovës - Foto nga Klan Kosova

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 26 gusht nga ora 11:00.

Lëvizja Vetëvendosje i propozoi tre emra në tentimin katërt për konstituim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Votat për kryekuvendar nuk i morën as ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, as ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe as deputeti Dimal Basha.

Nga 106 deputetë të pranishëm për Muratin votuan 55 deputetë, kundër 46 dhe 5 deputetë kanë abstenuar. Derisa, me 55 vota për, 47 kundër, 4 abstenime, Nagavci nuk mori votat për t’u zgjedhur kryekuvendare.

Kurse, për Bashën për votuan 57 deputetë , kundër 25, dhe abstenuan 24 deputetë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme