Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avdyli: PDK-ja s’e ka lluksin të na caktojë emrin e kryeparlamentarit

NULL NULL
24.08.2025 10:38
Deputeti i Vetëvendosje nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli sot në emisionin "DPT te Fidani".
Deputeti i Vetëvendosje nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli sot në emisionin "DPT te Fidani".

Deputeti nga radhët e koalicioni LVV-Guxo, Haxhi Avdyli, ka folur për media para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Avdyli tha se PDK-ja nuk mund t’ua caktojë atyre emrin e kryeparlamentarit.

“Nuk e kanë atë lluks që PDK-ja të na caktojë emrin e kryeparlamentarit. Ne i ftojmë për dialog, ne i ftojmë për bashkëbisedim të gjetjes së një uniteti dhe të krijimit të institucioneve”, deklaroi Avdyli.

Ai theksoi se për Qeveri nuk e kanë ndërmend të kërkojnë përkrahje nga opozita.

Kjo është seanca e tretë konstituive pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e kaluara dështuan për t’i marrë votat, Albulena Haxhiu, Donika Gërballa dhe Hekuran Murati.

Mbetet të shihet se kush do të propozohet sot dhe nëse do të arrijë t’i marrë votat.

 

lajme të ngjashme