Ujësjellësi “Prishtina”: Ka ndërprerje të furnizimit me ujë në “Bregun e Diellit” NULL NULL 23.08.2025 23:49 23.08.2025 23:49 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se deri në sanimin e problemit qytetarët do të njoftohen. Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga “Mehmet Gradica”; Rruga “Elez Geci”; Rruga “Qazim Bobaj”; Rruga “Afrim Maliqi”. /Klankosova.tv