Kush u gëzua me “rrëzimin” e “Prishtina Parking”-ut? (VIDEO) NULL NULL 22.08.2025 19:17 22.08.2025 19:17 Foto ilustruese Vetura kudo e të lëna njëra pas tjetrës, pa asnjë rregull. Kjo situatë është krijuar ngase ndërmarrja “Prishtina Parking” nuk po funksionon tanimë. Qytetarët ankohen për tollovi e mungesë parkingu, e ata që zënë vend janë të kënaqur pasi nuk po paguajnë më. Në parkingun publik në lagjen Dardania, afër “Bill Klintonit”, rendi i veturave për t’u parkuar ishte i gjatë të martën kur ekipi i Kiks Kosova doli në terren. Një zonjë, e cila foli në kushte anonimiteti, tha se tani që nuk po menaxhohen parkingjet nga “Prishtina Parking”, për të gjetur vend parking është bërë shumë e vështirë. Por thekson se është më mirë që nuk po paguajnë ngase si popull “na pëlqejnë gjërat falas”. Se është i kënaqur që nuk po paguajnë e thotë edhe një qytetar tjetër, por ky shton se “Prishtina Parking” nuk po lehtësonte as nuk po mbante rend, edhe kur ishte funksionale. Ai kërkon kompensimin e gjithë atyre që u dënuan padrejtësisht në të kaluarën kur funksiononte rregullorja e vjetër. Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë: