Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guardiola tregon për të ardhmen e disa lojtarëve të Cityt

NULL NULL
22.08.2025 16:50
Foto: AP

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në lidhje me lojtarët që mund të largohen nga “Etihad”.

Savinho prej disa ditësh po flitet si objektiv i Tottenhamit që humbi garën për Eberechi Eze, ndërkohë Galatasaray synon Akanjin.

“Për momentin, nuk di asgjë. Akanji dhe Savinho janë lojtarët tanë. Besoj se diçka do të ndodhë, do të shohim”, deklaroi tekniku spanjoll.

Nga ana tjetër, Guardiola bëri të ditur se Ederson (një tjetër emër që e ardhmja e tij te City është në dyshim) është riaftësuar dhe mund të luajë në ndeshjen kundër Tottenhamit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme