U përplas nga një makinë në Pogradec, vdes e moshuara rrugës për në spital NULL NULL 22.08.2025 13:12 22.08.2025 13:12 Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec – Lin mëngjesin e sotëm. Euronewsal, shkruan se e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe do dërgohej drejt spitalit të kryeqytetit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit, transmeton Klankosova.tv. Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.