Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork

NULL NULL
10.08.2025 16:34

Në Nju Jork po mbahet takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së (UNSC) lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

Siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv, Miroslav Jenca, ndihmës sekretari i përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, thotë se njerëzit në shtetin e Palestinës janë në “rrezik të madh”.

Ai shton se plani i ri pesëpikësh i Izraelit i miratuar të enjten është “një tjetër përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit”.

“Ne tashmë po dëshmojmë një katastrofë humanitare në një shkallë të paimagjinueshme”, tha Jenca, ndërsa përsëriti thirrjet për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

“Palestinezët kanë të drejtë që zëri i tyre të dëgjohet”, përfundoi ai. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme