Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan NULL NULL 10.08.2025 15:03 10.08.2025 15:03 I dyshuari për vrasjet në Gjilan, Mefail Shkodra Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan. Ai ende vazhdon të jetë në arrati, dhe i njëjti dyshohet për Vrasje të rëndë njofton Klankosova.tv. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në kërkesën e policisë transmeton Klankosova.tv. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”. Deri më tani, sipas informacioneve që ka Klankosova.tv tre persona kanë mbetur të vdekur, derisa edhe një person ka mbetur i plagosur. Motivi i këtij rasti deri më tani nuk dihet, por Shkodra është i njohur për autoritetet dhe veprimtarinë me të cilën është marrë. Ai vitin e kaluar ishte arrestuar për fajde. Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.