Gjashtë javë për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave (FOTO) NULL NULL 20.03.2016 13:30 20.03.2016 13:30 Fotografi dhe muzikanti Steve Areen nuk ka pritur që gjërat e mira dhe ëndrrat e tij të vijnë tek ai. Ai ka marrë iniciativën që të ndërtojë vetë shtëpinë që ai ka dashur gjithmonë. Areen në një copë toke në Tajlandë ka ndërtuar shtëpinë e tij që ai e quan “të ëndrrave” derisa planin për këtë shtëpi jo edhe shumë të madhe por shumë funksionale ai e ka realizuar me ndihmën e ekspertëve lokal. Në Tajlandë, materialet ndërtimore janë më lirë se në Europë ose Amerikë andaj struktura bazike për ndërtimin e kësaj shtëpia ka kushtuar 6000 dollarë ndërsa mobilimi i brendshëm i saj ka kushtuar 3000 dollarë, transmeton Klan Kosova. Më poshtë gjeni fotografitë për të parë këtë shtëpi nga brenda dhe jashtë.