Nëse e eliminon Qarabagun, Shkëndija ndeshet me këtë kundërshtar në Champions NULL NULL 04.08.2025 13:15 04.08.2025 13:15 Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija, është skuadra e vetme shqiptare që bën pjesë në garat e Champions League. Skuadra nga Tetova, nesër do të përballet kampionin e Azerbajxhanit, Qarabag me ndeshjen e parë që zhvillohet në Shkup. Në rast të një kualifikimi historik në play-off të Ligës së Kampionëve, ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Ludogorets-Ferencvaros. Futbollisët e drejtuar nga Jeton Beqiri, tashmë e kanë siguruar të paktën fazën grupore të Conference League.