Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Siguria në det, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

NULL NULL
03.08.2025 14:32
Foto nga Policia e Shtetit
Foto nga Policia e Shtetit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, kanë bllokuar 20 mjete lundruese, tetë prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Bazuar në njoftimin e policisë, gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 persona (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, transmeton Klankosova.tv.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës, shkeljen e perimetrit të sigurisë, zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.

lajme të ngjashme