Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shenjat që duhet ta lini punën

NULL NULL
19.03.2016 17:00

Çdo kush mund të ketë ditë jo të mira në punë. Por nëse çdo ditë të javës nga e hëna në të premten ballafaqoheni me këtë problem, atëherë kjo gjë nuk është fare mirë.

Amy Morin është autore e  “13 gjëra që njerëzit me personalitet të fortë nuk bëjnë”, thotë se një mjedis pune që nuk i’u pëlqen mund të i’u bëjë persona depresiv.

Më poshtë mund t’i lexoni disa shenja që Morin i ka renditur e që  tregojnë se puna  juaj është duke i’u bërë të mjerë:

  1. Nuk ndaleni duke menduar për punën

Edhe pse vikendet supozohen të jenë ditë relaksi mirëpo nëse edhe në këto ditë vazhdoni të ankoheni për diçka që ka shkuar gabim në vendin tuaj të punës dhe renditni të gjitha arsyet pse nuk dëshironi të shkoni në punë, atëherë vendi juaj i punës po ndikon shumë negativisht në jetën tuaj.

  1. Ankoheni shumë për punën

Nëse jeni me të vërtetë të palumtur dhe puna juaj nuk i’u plotëson, atëherë ju shpenzoni shumë kohë dhe energji duke tentuar të ia shpjegoni shokëve, familjes dhe çdo kujt se sa e keqe është puna juaj.

  1. Nuk mund të gjeni një të mirë për vendin tuaj të punës

Edhe nëse nëntë gjëra të mira ndodhin në një ditë, atëherë me siguri ju do të fokusoheni në të vetëm gjë që është e keqe.

  1. Keni dhimbje fizike

Përveç depresionit mund të kesh probleme serioze siç janë dhimbjet fizike,  dhimbje koke dhe probleme të tjera.

  1. Nuk dëshironi të ngriteni nga shtrati

Nëse çdo herë keni vështirësi të largoheni nga shtrati atëherë ju me të vërtetë duhet ta konsideroni që të largoheni nga puna.

  1. Jeni nervoz

Morin thotë se nëse çdo herë nervozoheni edhe nëse të pyesin kolegët “A e di nëse raporti është gati?”, atëherë puna juaj nuk bënë për ju.

  1. Nuk të intereson për performancën në punë

Nëse me të vërtetë nuk i’u intereson se si e bënë punën dhe të rritesh në pozitë, atëherë nuk duhet të vazhdosh në këtë punë dhe duhet të gjesh një punë tjetër ku do e rrisje performancën tënde.

lajme të ngjashme