“Mendo, beso, shiko kah e ardhmja” – Thaçi mirënjohës këshillave e vizitave të miqve ndërkombëtarë NULL NULL 26.07.2025 16:58 26.07.2025 16:58 Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive në Rubikon nuk ka lënë anash pa përmendur as miqtë ndërkombëtarë, të cilët në numër të madh tha se e vizitojnë, e këshillojnë të shikoj nga e ardhmja dhe i dërgojnë libra. Thaçi tha se ata gjejnë forma të ndryshme publike, private apo edhe përmes vizitave për ta më uruar gjithmonë për përvjetorët e pavarësisë së Kosovës. “U jam mirënjohës edhe miqve ndërkombëtarë që kanë ardhur nga kryeqendra të ndryshme evropiane apo SHBA-ja… këshilla refren i të gjithëve ishte: “Mendo, beso, shiko kah e ardhmja”. Ata e kanë ruajtur besimin për Kosovën dhe mua, kjo më bën të ndihem mirë”, u shpreh Thaçi nw Rubkon. Tutje, ai tregoi edhe për dy librat e fundit që i ka marrë si dhuratë nga një mik i tij, diplomat ndërkombëtar. “Tash së fundi, një miku im diplomat ndërkombëtar, pas vizitës së tij më kishte dërguar edhe dy libra të shkëlqyer “HOMELANDS” nga autori Timothy Garton Ash, një rrëfim personal unik evropian para dhe pas rënies së perdes së hekurt, si dhe librin “LUKA – a Novel”, shkruar nga diplomati dhe shkrimtari britanik lan Bancroft, njohës dhe përjetues i jashtëzakonshëm i ngjarjeve të ish-Jugosllavisë, në veçanti të Kosovës”, tha Thaçi. /Klankosova.tv